Qeveria merr hua, për dy ditë 114.5 milion euro

Maqedonia do të merr hua prej 24 milion dollarëve nga Banka Botërore për ndihmë në zhvillimin e inovacioneve. Projekti është miratuar mbrëmë nga Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore ndërsa qëllimi është të përmirësohet transparenca në ndarjen e resurseve në arsimin e lartë dhe përmirësimin e kapaciteteve të inovacionit në Maqedoni.

Nga projekti do të kenë dobi 24 mijë student dhe 1.500 mësimdhënës nga shkollat për arsim teknik. 

Ditë më parë Maqedoni ka marr hua me vlerë prej 97 milion eurove nga Banka për Zhvillim nga Këshilli i Evropës.

Huaja do të duhet të shfrytëzohet edhe për rinovimin e klinikës “Nënë Tereza” në Shkup dhe Spitalin klinik rajonal në Shtip.

Me këtë vetëm për dy ditë Qeveria ka marr hua gjithsej 114.5 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button