Një “lajm” që nuk e kupton askush

[Recension: Shërbimet e huaja të MPB-së kanë vjedhur “bombat” e Çaushit?]

Lajmi që po recensojmë nuk ka kuptim. Nuk mund të vërtetohet, por me gjasë i njëjti është i përkthyer, por i papërshtatur në aspektin gjuhësor. Në dy paragrafet, flitet për çështje shumë me rëndësi për opinionin publik, por lexuesi vështirë e ka të kuptojë tekstin dhe të gjejë përgjigjen e titullit.
Kodi Etik: “Publikimi i informacioneve që kanë statusin “të bësueshme” është e mundur atëherë kur do të konstatohet se e drejta e publikut për të qenë i informuar është më e madhe sesa e drejta e respektimit të arsyeve të besueshmërisë të informacionit”.

Janë zhdukur në mënyrë misterioze materiale të incizuara, hard- disqe dhe USB në ku janë ruajtur kinse pjesë e “bombave” të LSDM-së, ndërsa në aksionin sensacional të MPB-së realizuar më 23 mars këtë vit “janë gjetur rastësisht” në shtëpinë e vëllezërve Zakir dhe Imer Beqiri  në lagjen Çento, të cilit i është gjykuar për rastin “Letërnjoftimet e rresjhme”.

Në titull thuhet se “shërbime të huaja të MPB-së” kanë vjedhur të ashtuquajturat bomba të Çaushit, mirëpo një gjë e tillë nuk dëshmohet në tekst. Me gjasë, lajmi është bërë bazuar në gojëdhëna.

Kodi Etik: “Tutulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij”.

Shërbimet e huaja të MPB screenshot

Linku deri te artikulli origjinal: “Shërbimet e huaja të MPB-së kanë vjedhur “bombat” e Çaushit?”
Data dhe koha e publikimit: 02.06.2016
Data e recensionit: 03.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Për çështjet e hapura, autori është i detyruar që në një lajm të përfshijë edhe palën tjetër. Në tekst nuk ka prononcim të asnjërës nga palët që apostrofohen, as të Çaushit (apo avokatit tij në këtë rast), e as të ministrit të brendshëm Çavkov ose ndonjë zyrtari adekuat të MPB-së. Për më tepër, në tëkst as nuk potencohet nëse është kërkuar qëndrim nga palët. Kjo është një dëshmi tjetër për faktin se teksti është përkthyer ose marrë nga ndonjë burim tjetër, por mbi të gjitha, në thelb, ai nuk është lajm, por e kundërta e lajmit, spekulim i pavërtetuar.

Për herë të parë për këto materiale që i ka gjetur policia ka folur ish zv/ ministri i policisë tani ministër aktual Mitko Çavkov më 24 mars, një ditë pas aksionit. Në shtëpinë e Çaushit sipas tij janë gjetur hard disqe dhe USB, në të cilat ka pasur materiale, transmeton Aktuale.mk.

 

Pa marrë parasysh çështjen, për të cilën gazetari dëshiron të informojë lexuesit, në lajm duhet të bashkëngjitë fakte relevante, dëshmi dhe prononcime, duke mos harruar që gjithnjë të thirret në burime të konfirmuara dhe të sigurta. Parim themelor i gazetarisë profesionale është që gjuha me të cilën gazetari komunikon me lexuesit duhet të jetë mbi të gjitha etike dhe e kuptueshme. Problemi kryesor i këtij artikulli është që nuk mund të kuptohet se çfarë ka informuar gazetari, çfarë ka ndodhur dhe ku janë zhdukur “bombat” e Çaushit.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button