Demonizim dhe hakmarrje

[Recension: Laramanët filluan të punojnë edhe kundër vetes!]

I gjerë është spektri i manipulimeve të propagandës. Më e tmerrshme është kur në to marrin pjesë edhe mediet.

Njëra nga karakteristikat kryesore të përmbajtjeve gazetareske është të përmbajnë ndonjë risi. Kur tashmë është vendosur të publikohen, duhet të ofrojnë diçka që është ndryshe nga ajo që është publikuar dje.

Ç’të re sjell kjo përmbajtje mediatike? Asgjë. Mesazhi kryesor i tekstit është se në protestat nëpër rrugët e Shkupit dhe të qyteteve të tjera, janë në organizim të LSDM-së dhe të “SOROS”-it. Ky “SOROS”-i është interesant sepse gjithmonë shkruhet me shkronja të mëdha, e fare nuk është akronim, shkurtesë, dhe asnjëherë nuk është sqaruar se ç’është “SOROS”-i.

Organizatori zyrtar, iniciativa qytetare “Protestoj”, është vetëm paravan, ndërsa organizator i vërtetë është LSDM-ja.

06032016-Vecer-SareniteLinku deri te artikulli origjinal: Шарените почнаа да работат и против себе!

Data dhe koha e publikimit: 01.06.2016, 16:45

Data e recensionit: 03.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

NUK ËSHTË LAJM , E AS RAPORT

Prandaj, kur nuk ka lajm, është problematike të përcaktohet se për çka në fakt bëhet fjalë,? Cilit lloj të përmbajtjes gazetareske i takon ky tekst? Nuk është lajm, nuk është raport, për shkak se nuk ka ndonjë risi.

Hajde ta pranojmë se është analizë. Do të donim ta pranojmë, mirëpo edhe analiza ka rregulla. E para: аutori! Ky tekst nuk është i nënshkruar, ndërsa analizën patjetër duhet ta nënshkruajë autori, zakonisht ndonjë gazetar më me përvojë, i cili është i njohur për nga aktiviteti i tillë gazetaresk.

E dyta: Nuk ka burime plotësuese, as nga njëra e as nga pala tjetër. Gazetari me përvojë mund të shkruajë analizë dhe e fut ekspertizën e tij në të, mirëpo, përveç që kjo përmbajtje nuk ësht e nënshkruar, ajo as që ka distancë të mjaftueshme, të cilën analizës ia japin burimet, ekspertët plotësues.

Kjo e bën këtë përmbajtje mediatike jo të vërtetë, jogjithëpërfshirëse dhe, sipas kësaj, edhe të njëanshme, favorizuese.

PROPAGANDË

Përveç që është favorizuese, ajo përdor njërin nga mekanizmat e propagandës – përsëritjen e informatave të njëjta të cilat i konstatuam më parë.

Kjo e bën këtë përmbajtje mediatike jogazetareske. Ajo është në anën tjetër të gazetarisë. Ana tjetër quhet – propagandë.

Që moti jemi dëshmitarë të “luftës” me ndihmën e medieve. Për çdo ditë i shohim dhe jemi dëshmitarë të betejave të paskrupullta mediatike, dhe përdorimin e të gjitha armëve në këtë luftë: demonizim, hakmarrje, zhvendosje të vëmendjes, gënjeshtra, akuza të rrejshmme dhe insinuata.

E gjithë kjo haset në këtë tekst.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button