DASH: Irani, shteti kryesor që sponsorizon terrorizmin në botë

Irani është shteti sponsorues kryesor i terrorizmit, sipas raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi terrorizmin në mbarë botën.

“Republika Islamike mbetet shteti sponsorues kryesor i terrorizmit për vitin 2015, duke ofruar një gamë të përkrahjes, përfshirë atë financiare, trajnime e pajisje grupeve në gjithë botën”, shkruan raporti.

Raporti vazhdon më tej duke vënë në pah mbështetjen e grupit për Hezbollahun e Libanit, grupet palestineze si Hamas si dhe qeverinë e Presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Në reagimin e tij menjëherë pas publikimit të raportit, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khomeini, tha se “Irani nuk do të bashkëpunojë me Amerikën lidhur me krizën rajonale, ngase qëllimet e dy shteteve në rajon janë plotësisht të kundërta njëra me tjetrën”.

Raporti mbi terrorizmin gjithashtu përfshin Sirinë dhe Sudanin, si dy shtete sponsoruese të terrorizmit.

Kuba në anën tjetër është hequr nga lista vitin e kaluar, në kuadër të përpjekjeve për të rivendosur lidhjet diplomatike në mes të dy vendeve.

Raporti po ashtu ka etiketuar ISIS-in si kërcënimin më të madh global.

“Ky grup ka humbur territore në Irak dhe Siri, kurse pjesëtarët e saj kanë kryer sulme vdekjeprurëse në Francë, Turqi dhe në Liban”, thuhet në raport, transmeton portali tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button