Partia e Drejtësisë: Agjërimi i trupit është ushqim për shpirtin

Partia e Drejtësisë dhe lideri i saj Ferid Agani, uron të gjithë myslimanët e Kosovës dhe më gjerë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke iu uruar shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë.

Sipas një urimi të kësaj partie, Ramazani është sprovë e spastrimit të shpirtit dhe mendjes dhe se në këtë muaj solidariteti dhe mirësia njerëzore arrijnë kulmin e tyre, duke i bërë të afërt njerëzit me njëri-tjetrin, për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimit në vlerat fetare e njerëzore, por për të ndarë edhe kënaqësitë dhe sfidat përgjatë këtij muaji.

“Ky është muaji që na mëson të ndajmë zemrën, mirësinë, dashurinë me të tjerët. Është muaji i devotshmërisë ndaj Zotit. Ritet e këtij muaji janë shenjë e tolerancës, drejtësisë, dinjitetit e përkushtimit. Agjërimi i trupit është ushqim për shpirtin. Sakrifica fisnike e të gjithë besimtarëve.
Andaj, Partia e Drejtësisë, u dëshiron agjërim të lehtë e të pranueshëm të gjithë besimtarëve myslimanë!”, thuhet në urimin e Partisë së Drejtësisë, transmeton Telegrafi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button