Baroku përpin Shkupin, edhe 20 objekte me këtë stil

Qyteti i Shkupit ka shpallur konkurs për rikonstruktimin fasadave të njëzet objekte reprezentative në qendrën e Shkupit.

Edhe pse nuk është e precizuar se në cilin stil do të rikonstruohen objektet në afërsi të Qendrës Tregtare “Paloma Bjanka” dhe Operës dhe Baletit  të Maqedonisë, kuptohet se ato  do ta marrin pamjen barok të këtij pushteti, për shkak se gjatë rikonstruktimit të fasadës në shpallje kërkohet zgjidhje e re ideore.

Sipas shpalljes, planifikohet rikonstruktimi i dy ish objekteve të Bankës komerciale, të hotelit “Stone Bridge” në shkollën e muzikës dhe baletit “Ilija Nikollovski-Luj”, selinë e Stopanska Banka-s deri tek Qendra tregtare e qytetit, selisë së kompanive “Tehnometal”, “Fershped”, dhe “Inteks”, qendrat tregtare “Paloma Bjanka” dhe “Plaza”, Ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe një sërë objektesh tjera.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se objekti i Baletit dhe operës nuk do të përfshihet në këtë rindërtim.  “Për shkak të situatës kemi nevojë nga rikonstruktimi dhe rindërtim. Objektet janë me fasada të dëmtuara, ndërsa tek disa prej tyre është i nevojshëm sanim dhe sistem konstruktiv”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button