Shqiptarët në Amerikë e presin me protesta kryepeshkopin Janullatos

Gjatë kohës kur kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e Tij Anastasios Janullatos, po mbante një ligjëratë në një nga sallat e Fordham University në Bronx, New York, dhe po i jepej në mënyrë simbolike titulli Doktor i Nderit në Letrat Humane, në hyrje të portës kryesore, rrugën përballë saj, zhvillua një protestë paqësore e shqiptarëve.

Në këtë protestë që u zhvillua në mes një të ftohtit polar, por dhe të një numri të madh të forcave të policisë njujorkeze, mori pjesë një numër i madh anëtarësh e veprimtarësh të organizatave shqiptare, në SHBA: Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, dega Rrënjët Shqiptare, Teksas dhe Michigan, organizata Djemtë e Gjirokastrës të Përmetit e Srandës, Shoqata KOMBI, Shoqata Ana e Malit, Shoqata Palvë – Guci, Grupi Bashkimi Kombëtar, Liga Qytetare Shqiptaro- Amerikane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Organizata Uskana në Illinoi, Shoqata Çamëria, grupi i studentëve shqiptarë me prejardhje shqiptare në nUniversitetin Frodham, Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Komunitetit të Çikagos. Siç na njofton gazetari Beqir Sina, ata protestuan për disa orë, për të shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, që një universitet i njohur në SHBA po nderon një prift, që ata e quajtën uzurpator të Kishës Ortodokse Shqiptare, transmeton koha.

Protesta paqësore ishte e organizuar dhe u udhëhoq nga organizata Rrënjët Shqiptare, Presidenti i saj zoti Marko Kepi, por iu bashkëngjiten edhe lider të komunitetit, përfaqësues nga organizata dhe shoqatat të tjera, të komunitetit edhe nga shtete të tjera të SHBA, të cilat e përshëndetën tubimin e protestës.

Protestën kundër Janullatosit e mbështeti edhe Hirësia e Tij, Peshkopi i Arbëreshve të Argjentinës, Alexander Reverend (Mileant) i Buenos Aires dhe Amerika e Jugut, At Nikollë Marku, prift shqiptar ortodoks në dioqezën e “Shën Mërisë” në qytetin e Elbasanit, të cilët dërguan mesazhet e tyre të lexuara nga Naze Veliu dhe Emin Eddie Egriu.

Me përshëndetje rasti në këtë protestë erdhi edhe ish kongresisti republikan e New Yorkut, Joseph J DioGuardi, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane. Nënkryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, zoti Asllan Bushati, dhe nënpresidenti i oragnizatës Rrënjët Shqiptare, Dorian Nasto, i besimit ortodoks, e të tjerë përshëndetën nga megafoni. Mesazh përshëndetje dërgoi edhe kryetari i Lëvizjes Legaliteti zoti Hakik Mena.

Parrullat dhe thirrjet e protestuesve ishin në të dy gjuhët anglisht dhe shqip: “Protect the Albanian Orthodox – Albanian Orthodox not for Sale!- Kush e vrau?? Papa Kristo Negovanin 1875 – 1905 – Janullatos merr shembull!- Albanian Orthodox not Greek Orthodox – Religion free of foreign Influence – Albanian deserve an Idependet Albanian Orthodox Churuch – We want an Albanian Archbishop – Albanian Church – Albanian Archbishop – This should be the Albanian Church – ky është At i Kishës Fan S. Noli ky është At i Kombit- Orthodox does not mean Greek dhe Kush e vrau At Stath Melaninin ??? 

Lajme të ngjashme

Back to top button