Austri, protestë kundër bllokadës ndaj Gazës nga Izraeli

Një grup i mbledhur në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ka protestuar kundër bllokadës të vendosur nga Izraeli ndaj Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i emëruar “Rinia Palestineze e Austrisë” me qëllim që Izraeli ti japë fund bllokadës ndaj Gazës ka mbajtur një protestë në sheshin “Swedenplatz”.

Grupi protestues ka kërkuar heqjen e bllokadës ndaj Gazës dhe pavarësinë e Palestinës, si dhe ka ekspozuar fotografitë në lidhje me sulmet që Izraeli ka kryer që nga viti 1948 në Palestinë.

Ndër të tjera grupi ka mbajtur në duar flamuj të Palestinës dhe kanë formuar maketin e Mesxhid-i Aksa-së si dhe për të informuar kalimtarët kanë shpërndarë broshura të cilat shpjegonin pushtimin e Izraelit.

Në një deklaratë të bërë në emër të grupit duke u theksuar se Gaza afërsisht që prej 10 vitesh ndodhet nën bllokadën e qeverisë izraelite thuhet se “Ne të rinjtë palestinezë bëjmë thirrje që të gjithë të ngremë zërin për të hequr bllokadën ndaj Gazës. Ne kërkojmë që ti jepet fund këtij okupimi, kolonizimi dhe bllokadës 10 vjeçare ndaj Gazës.”

Ndër të tjera grupi i cili ka kërkuar dhënien e pavarësisë ndaj Palestinës ka kërkuar gjithashtu që të vendosen sanksione ndaj Izraelit i cili refuzon këtë.

Pas protestës grupi është shpërndarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button