Maqedonia dhe Bullgaria me hekurudhë do të lidhen në vitin 2020

Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, intensifikimi i bashkëpunimit të kompanive hekurudhore si dhe këmbimi i përvojave të ekipeve të ekspertëve, ishin vetëm një pjesë e temave për të cilat diskutuan drejtori i “Hekurudhave të Maqedonisë”, Irfan Asani dhe drejtori i kompanisë bullgare të hekurudhave Milço Lambrev në takimin e mbajtur në Shkup.

Gjatë takimit, Asani njoftoi drejtorin e kompanisë bullgare hekurudhore se punët ndërtimore dhe projektet për lidhjen hekurudhore mes dy shteteve janë në vijim e sipër dhe se më së voni deri vitin 2020, pritet Maqedonia dhe Bullgaria të lidhen me hekurudhë.

Sipas Lambrev, hekurudhat bullgare për momentin projektojnë trase të reja të linjave hekurudhore me Maqedoninë.

Takimi i radhës mes dy drejtorëve do të jenë në Sofje ndërsa synimi kryesore do të jetë koordinimi më i mirë mes dy kompanive hekurudhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button