Shkëndija të enjten kthehet në Tetovë

Skuadra e Shkëndijës është duke numëruar ditët e fundit në përgatitjet 10-të ditore në Ohër. Pas ndeshjes kontrolluese të ditës së diel me Vrapçishtin, të hënën futbollistët kishin pushim, ndërsa nga e marta kanë vazhduar me nga dy seanca stërvitore në ditë. Vizita e palestrës ku futbollistët çojnë pesha është e zakonshme për këtë periudhë, ndërsa nuk mungojnë edhe stërvitjet me top. 

Të mërkurën ekipi do të zhvillojë dy seanca stërvitore, ndërsa të enjten në orën 11:00 përballet me Zajazin në ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të këtyre përgatitjeve. 

Pas ndeshjes ekipi kthehet në Tetovë, ku do të qëndrojë deri në fillim të shkurtit, pas çka ekspedita ‘kuqezi’ transferohet në Antali të Turqisë në përgatitje tre javore. / KF Shkëndija / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button