Gjermani, të paktën 71 të plagosur nga goditja e rrufesë

Policia deklaroi se një numër i madh i njerëzve janë plagosur pas goditjes së rrufesë në festivalin e rokut në perëndim të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë në Mayen Lars Brummer tha se numri i përgjithshëm i personave të lënduar nga rrufeja të premten në festivalin Rock am Ring gjatë natës është rritur në 71. Ai më tej shtoi se një numër i tyre, pasi janë shtruar, janë lëshuar nga spitali.

Autoritetet dhe organizatorët e festivalit kanë planifikuar që gjatë fundjavës të informojnë opinionin në lidhje me detajet e aksidentit dhe pasojat e tij.

Festivali po mbahej në një ish-aeroport në afërsi të Medinga-s, rreth 100 kilometra në perendim nga Frankfurti dhe është njëri nga më të popullarizuarat në Gjermani. Këtë vit, në mesin e interpretuesve janë edhe Tenacious D, Red Hot Chili Peppers dhe Black Sabbath.

Gjermania është goditur nga stuhitë e fuqishme që kanë shkaktuar përmbytje në ditët e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button