Biznes takime të kompanive nga disa rajone në Maqedoni

Kompani nga rajoni i Pollogut, Pellagonisë, rajonit Lindor dhe atij Verilindor sot në Ohër do të mbajnë biznes takime ku do t’i prezantojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre dhe do t’i shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim të përbashkët.

Takimet organizohen në kuadër të Projektit të USAID-it për ndërmarrje mikro dhe të vogla, të bashkëfinancuar nga Qeveria e Zvicrës, ndërsa i implementuar nga Qendra për zhvillim të sipërmarrësve dhe menaxherëve (CEED) Maqedoni.

U paralajmërua edhe fjalim i zëvendës drejtoreshës së Projektit CEED Maqedoni, Biljana Damevska.

Projekti i USAID-it për ndërmarrje mikro dhe të vogla, i cili filloi me punë në korrik të vitit 2011, i përkrah bizneset mikro dhe të vogla përmes trajnimeve, rrjetëzimit, konsaltingut, përkrahjes së eksportit dhe qasjes deri te fondet investuese. Aktivitetet e Projektit janë implementuar përmes CEED Maqedoni, i cili është një nga institucionet në trashëgimi të USAID-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button