The Independent: Suedia, shteti më i mirë i botës

Suedia e ka kryesuar një sondash të bërë për të zbuluar se cili është vendi më i mirë në botë për të jetuar, sa i përket shërbimit të shtetasve të saj, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Shteti suedez i ka mundur 162 shtete të tjera që ishin në garë për këtë pozitë në sondazhin e “Good Country Index”, duke u marrë parasysh 32 indikatorë të ndryshëm përfshirë edhe Kombet e Bashkuara dhe Bankën Botërore.

Suedia ka marrë pikë të larta për stilin pozitiv të jetës dhe në prosperitetin që ofron si shtet, shëndetësinë, mirëqenien dhe po ashtu qëndron shumë mirë kulturalisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button