Kabineti i Veljanoskit: Seancë për pyetjet e deputetëve të enjten e fundit në qershor

Kabineti i kryetarit të Kuvendit shpreh befasi nga konferenca e sotme për shtyp e koordinuesit të grupit të deputetëve të LSDM-së Goran Sugareski, sepse ai para disa ditëve është informuar se çështja për mbajtjen e seancës për pyetjet e deputetëve do të hapet të hënën, në koordinimin e parë të ardhshëm me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanoski.

Në këtë moment, potencojnë prej atje, janë plotësuar kushtet për seancën e ardhshme për pyetjet e deputetëve dhe kjo do të caktohet për të enjten e ardhshme në qershor.

Në periudhën paraprake, seanca për pyetjet e deputetëve nuk ishte caktuar për dy arsye – e para, sepse nuk kishin kaluar 100 ditët e para nga zgjedhja e Emil Dimitrievit për kryeministër, dhe e dyta, sepse ishte shpërndarë Parlamenti, potencojnë nga Kabineti i Veljanoskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button