Dimitriev: Qeveria aktuale është politike, e jo teknike

Kjo Qeveri është politike, nuk është Qeveri për zbatimin e zgjedhjeve sepse nuk ka datë për mbajtjen e tyre dhe ne jemi të përqëndruar në realizimin e programit, deklaroi kryeministri Emil Dimitriev pas vizitës së sotme në Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Nuk e di pse ende shfrytëzohet termi qeveri teknike. Ligji është shumë i qartë ­ qeveri teknike, gjegjësisht qeveri për zbatimin e zgjedhjeve formohet 100 ditë para zgjedhjeve. Në periudhën para dhe pas, funksion qeveria politike e koncentruar në realizimin e programit me të cilën e ka fituar mandatin”, tha Dimitriev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button