Obama: SHBA-ja nuk do ta derdhë gjakun e vet në Siri

Presidenti amerikan, Barak Obama sot deklaroi se SHBA-ja do të angazhohet për zgjidhje të krizës në Siri me mjete politike dhe se atje nuk do ta derdhin gjakun e tyre dhe nuk do t’i përsërisin gabimet nga e kaluara, transmeton TV21.

“Nëse Irani dhe Rusia dëshirojnë ta derdhin gjakun e vet, duke tentuar ta ndihmojnë klinetin e tyre sirian (Bashar al Asad) dhe duke u fondosur në baltë të gjallë, kjo është zgjidhja e tyre. SI president i SHBA-së bëra zgjidhje tjetër. Zgjidhja e vetme për konfliktin sirian është vendimi politik, përfshirë edhe periudhën kalimtare pa Asadin. Kjo kërkon përpjekje diplomatike”, theksoi Obama para të diplomuarve në Akademinë ushtarako-ajrore në Kolorado.

Ai shtoi se asnjë ushtar amerikan nuk është involvuar edhe në një luftë tjetër qytetare në Lindjen e Afërt.

“Politika jonë e jashtme duhet të njetë e fuqishme”, tha Obama, duke cekur se me kujdes duhet matur çasojat nga pjesëmarrja e mundshme e ushtarëve amerikanë në konflikte të ndryshme qytetare, sepse, siç tha “këtë na e mëson historia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button