Profesorët në ankth: dënim apo shpërblim pas testimit ekstern

Pronësorët e nxënësve të viteve të treta dhe të katërta të shkollave të mesme do të dënohen apo të shpërblehen pas rezultateve të testimit ekstern.

Përgjegjësi i gjimnazit “Zef Lush Marku”, Bedri Gjureci bën të ditur se mund të ndodh që ndonjë profesor të dënohen pa pasur faj ngase në testim kishte gabime në përkthime.

“Në testin ekstern ishin 30 pyetje të parashtrua ndër të cilat kishte gabime në përkthim. Nëse nota e një nxënësi në testim është për dy nota me ndryshe se ajo e profesorit, atëherë ai do të dënohet. Tani jemi në pritje të rezultateve”, tha Gjureci për Portalb.

Nga ana tjetër kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë të Kumanovës, Etem Xheladini beson se profesorët që duhet dënuar do të dënohem, kurse ata që duhet shpërblyer, nuk do të shpërblehen.

“Unë e kam cekur edhe më herët që testimi ekstern është vetëm formalitet. Profesorët gjobitën për tu mbushur buxheti i shtetit. Kurse ata profesor që kanë notuar drejtë dhe nota e tyre përputhet me atë të testimit, do të shpërblehen por vetëm me fjalë”, tha Xheladini për Portalb.
Ai shtoi se nuk është  e drejtë kjo që po bëhet.

Ndërkaq nga ana tjetër kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta ende nuk është prononcuar se a do të ju del në krah profesorëve të cilët mund të ankohen pas shpalljes së rezultateve, por kohë më parë ai vlerësoi parregullsi në vetë zhvillimin e testimit ekstren.

Kurse zëvendës ministri i arsim vazhdon të mos përgjigjet dhe të mos prononcohet për Portalb.mk edhe pas tentimeve të shumta për marrjen e informacioneve me interes publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button