Lubonja: Kemi nevojë për krijimin e një partie të re

Ai thotë se shqiptarët s’duhet t’i varin shpresat tek amerikanët, por tek një parti e re, e cila duhet t’i bëjë presion PS-së dhe PD-së.

Por, se si do lindë kjo parti që do iu japë shpresa shqiptarëve, Lubonja nuk di ta thotë.

“Jam kundër faktit që shtohet roli i ndërkombëtarëve që Bushati e quan të rëndësishme.

Zotëri, e keni parasysh se çfarë ka ndodhur në këta 25 vite, dhe duke parë këto, analizoj aktualitetin.

Ka 25 vjet që shpresojmë të na shpëtojnë ndërkombëtarët, të na sjellin demokraci.

Çfarë ka ndodhur? Ju kujtohet kur ndodhi ngjarja e 21 janarit, si thonin këta të opozitës, t’i çonim në Amerikë provat.

Prokurori i Përgjithshëm thoshte do t’i çojmë në Amerikë.

Parimi është ky që këtu s’ka kredibilitet, që siç thoni ju që mazhoranca do të kapë drejtësinë, ashtu thonin edhe këta.

Që këtu fillon problemi, nëse ne do të rrisim rolin e ndërkombëtarëve për të garancuar drejtësinë, do të pranojmë dështimin e klasës politike.

Lu i thotë u turpëruat, u flet si fëmijë, dhe këta bëjnë rolin, t’jua fusin dhe ti mashtrojnë.

Në s’jemi protektorat.

Edhe Kosova, edhe pse ka pasur EULEX-in, s’ka qenë kaq mirë me ndërkombëtarët.

Unë flas për shtet të së drejtës, këtu ka shtet personash.

Ke parë që Sali Berishës i çojnë telegrame, pse ia çojnë Sali Berishës se kanë besim te banda tjetër sesa tek politia.

Të dyja palët e kanë këtë lojë.

Drejtësia zotëri për mua s’mund të vendoset pa një ndryshim rrënjësor të politikës shqiptar, ku nënkuptoj nga një forcë politike që u bën trysni këta. Sesi do të lindë kjo se di”, thotë Lubonja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button