Serbia tenton të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë së Kosovës

Qeveria e Serbisë dëshiron të ndërhyjë edhe në punët e gjyqësorit të Kosovës. Kjo qeveri, përmes ministrit pa portofol të ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin ka kërkuar që Oliver Ivanoviq “urgjentisht” të lirohet nga burgu. 

“Qeveria e Serbia kërkon që Oliver Ivanoviq të lirohet urgjentisht, të mbrohet në liri, t’i mundësohet që mbrojtjen e tij ta përgatis në mënyrë të përgjegjshme, kurse deri atëherë të bartet në njesinë e përcaktuar në veri të Kosovës në mënyrë që shëndeti dhe siguria e tij të mbrohen”, ka thënë Vulin për Tanjug.

Ai ka thënë se qeveria serbe kërkon që sa më parë të dilet me akuzën kundër Ivanoviqit, në mënyrë që “të dihet për çfarë bëhet fjalë dhe për çfarë duhet të mbrohet”.

Vulin ka vlerësuar se arrestimi i Ivanoviqit është akt që nxit jostabilitet dhe shfaq çështje serioze dhe dyshime për të gjitha që ndodhin në Kosovë.

“Arrestimi për krime të lufte që kanë ndodhur para 15 vjetësh, por a nuk ishte Oliver Ivanoviqi në dispozicion gjatë gjithë këtyre viteve – si deputet i institucioneve të Prishtinës, si njeri që jeton në Mitrovicë, i cili ka udhëtuar gjithandej botës”, ka thënë Vulin, transmeton ORAinfo. 

Lajme të ngjashme

Back to top button