Vazhdon “Revolucioni Laraman” – dita e 50-të (Foto)

Edhe sot protestat e “Revolucionit Laraman” filluan nga PSP, ku për së dyti herë protestuesve iu bashkëngjit ish ambasadorja holandeze Simone Filippini, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në protestën e sotme qytetarët arritën me një vepër artistike të cilën e kanë titulluar si “Burgu” dhe me transparente “arti jonë është falas”. Sonte në fokus janë mbi pesëdhjetë pikturat e udhëheqësisë së OBRM-PDUKM, të porositura për ta qëndisur selinë e kësaj partie.

Vazhdon “Revolucioni Laraman”
Vazhdon “Revolucioni Laraman”

“Derisa të largohen mafiozët nuk do të ndalemi, nuk do të lëkundemi. Jemi këtu për bashkëluftëtarët tonë të paraburgosur, thërrasim parulla në emër të tyre. Jemi këtu për ata që janë të frikësuar – i inkurajojmë të marrin guximin. Por mbi të gjitha – jemi në rrugë sepse ky është institucioni jonë i fundit, aleati jonë në luftën për liri, thonë organizatorët e protestave nga “Protestoj“.

Vazhdon “Revolucioni Laraman”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button