Prokuroria Themelore: Kosta Kërpaç është vetëvrarë

Prokuroria Themelore – Shkup, e njofton publikun se nga procedura para-hetimore e deritanishme të lëndës për të ndjerin Kosta Kërpaç, është konstatuar se i njëjti ka bërë vetëvrasje, njofton Portalb.

Edhe pse procedura para-hetimore është e fshehtë, Prokuroria Themelore – Shkup, për të konstatuarën e njofton publikun, me qëllim të pastrimit të spekulimeve, thonë nga ato.

Procedura në lidhje me rrethanat dhe arsyet e vetëvrasjes në Prokurorinë Themelore – Shkup, ende vazhdon, transmeton Portalb.

Ashtu siç njoftoi më parë MPB, Kosta Kërpaç ka qenë i gjetur pa shenja jete në dhomën e fjetjes së banesës së tij që ndodhet në lagjen Kapishtec, në rrugën “Naroden Front”, me plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në gjoks.

Përpara se të vdesë, ai ka gjuajtur me tre plumba në një furgon përpara ndërtesës së tij, e cila është nën pronësi të ndërmarrjes për mjete piroteknike “Ognometika”. Furgoni ka qenë i zbrazur, ndërkaq sipas MPB-së, për arsye ende të panjohura, Kërpaç ka gjuajtur drejt automjetit.

Nga Prokuroria Special, kanë theksuar se i njëjti ka qenë dëshmitar në njërin nga lëndët e tyre. /Portalb

Të shtënat në Kapishtec, një person pa shenja jete

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button