Vritet një nxënës në Mitrovicë

Një vrasje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Mitrovicës, ku një nxënës i Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani”, ka sulmuar me thikë një bashkëmoshatar të tij. Pas plagëve të marra i riu A.S. nga Mitrovica ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti. Vrasjen e ka dënuar ashpër Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

Ministri Buja, në emër të Ministrisë, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit për humbjen e djalit të tyre, ndërsa apelon te të gjitha institucionet, shoqëria civile dhe prindërit, që bashkarisht të punojmë edhe më shumë në ngritjen e vetëdijes për eleminimin e dukurive negative në shkolla.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button