Maqedonia me autonomi më të dobët të decentralizimit fiskal të komunave

Bashkësia e Komunave të Maqedonisë, “BNJVL” ka marrë pjesë në një program studimor në Bruksel, kushtuar politikës së  Decentralizimit Fiskal në vendet e BE-së.

Prezantuesit e programit studimorë, kushtuar decentralizimit, anëtarët e Komisionit Evropian, Këshillit Evropës edhe përfaqësues të asociacionit të komunave të Suedis, shtruan nevojën për një autonomi më të gjerë fiskale për vetëqeverisjen vendore në Maqedoni. Ata theksuan se decentralizimi fiskal në Maqedoni është ende në fazën më të ulët të praktikimit që do të thotë se është shumë larg vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Udhëheqësja e Sektorit të Financave e komunës së Gostivarit, Shiret Elezi , morri pjesë në një program studimore në Bruksel, kushtuar politikës së  Decentralizimit Fiskal në vendet e BE-së, së bashku me përfaqësues nga Komunat e vendit si atë të Kërçovës, Gazi Babës, Manastirit dhe Velesit dhe me përfaqësues nga BNJVL-ja.

Shiret Elezi, tha për Portalb, bëmë një pasqyrë në lidhej me financat e komunës përqindjen se sa janë transferet dhe përputhjet me ligjin për decentralizim fiskal.

“Maqedonia si vend ka ratifikuar rregulloren evropiane për komunat ku është parë se në  krahasim me vendet që prezantuan financat lokale dhe autonominë nga niveli qendror, tregon se në Maqedoni, ka edhe shumë punë që të rritet autonomia e decentralizimit fiskal dhe kjo është në hapat e para krahasuar me vendet e Evropës”, tha Shiret Elezi.

Sipas saj, është elaboruar edhe sistemi i tërheqjes se fondeve nga bashkimi Evropian, ku jemi në hapat shumë fillestare dhe impakti që do të ketë thithja e mjeteve në buxhetet komunale.
“Objektivat e programit studimor ishin për tu njoftuar me praktikat dhe modelet e decentralizimit fiskal në shtetet anëtare të BE-së. Gjithashtu janë trajtuar edhe mënyrat më të mira për ofrimin e shërbimeve komunale si dhe nxitjen e bashkëpunimit komunal”, thotë Shiret Elezi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button