Vendimi i Ivanovit për falje, i mbron dëshmitarët potencial të PSP-së 

Strategjia mirë e menduar e cila duhet ti mbroj dëshmitarët eventual kundër lojtarëve të mëdha për aferat që dolën në sipërfaqe nga “bombat”. Kështu e komentojnë juristët vendimin e Ivanovit për tërheqjen e faljeve vetëm për politikanët, e jo edhe për të tjerët.

Versionin maqedonisht lexojeni këtu.

Mbrojtja e “peshqve të vegjël” të cilat mund të dëshmojnë kundër të mëdhave në lëndët që i drejton Prokuroria Speciale Publike. Ky është vlerësimi i ekspertëve juridik të cilët i kontaktuam lidhur me vendimin e fundit të Presidentit Gjorgje Ivanov me të cilën ai e tërhoqi vendimin për falje për vetëm 22 persona të eksponuar politikisht.

Sipas profesorit Dimitar Apasiev, Kuvendi nuk mund të sjellë ligj ose të shtoj nen i cili nuk ekziston, edhe pse neni 11, i cili është i shfuqizuar në vitin 2009 dhe nuk ekziston mundësi që nenit të paekzistueshëm  ti shtohet nen plotësues 11a, siç ka vepruar shtëpia ligjdhënëse.

“Ky nen i jep të drejtë Ivanovit që vet ti tërheq faljet, ose ti tërheq me kërkesë të tyre, pa bërë ai vlerësim. Pastaj ai e përdorë këtë të drejtë për vetëm 22 persona, që paraqet strategji tendencioze mirë e menduar, pasi që nuk ekziston gjykatës i cili do ta dënoj Gruevskin, ndërsa lojtarët më të vegjël të ndihen të mbrojtur dhe mos të dëshmojnë kundër peshqve të mëdha#, thotë Apasiev.

Sipas tij, pa marrë parasysh se këto persona janë të falur, ato mundet dhe duhet të jenë dëshmitarë nëse Prokuroria Speciale Publike vlerëson se duhet ti thërret dhe të dëshmojnë në lëndë konkrete.

Juristët thonë se me vendimin e fundit me të cilin  pjesërisht e ka tërhequr faljen, Ivanovi ka shkaktuar trazira të mëdha juridike.

Profesori universitarë Bajram Pollozhani, thotë se nuk do të kishte pasoja nëse brenda një jave do t’i kishte revokuar Ivanov vendimet të paqëndrueshme.

Por, edhe kur e bëri, e bëri në mënyrë selektive me çka krijohen trazira të mëdha në procesin gjyqësor për tu riaktualizuar pas dy muajve proceset gjyqësore. Tani duhet të riaktulizohen proceset gjyqësore për të aboluarit me çka në praktikë krijon vështirësi të mëdha”, thotë Pollozhani

Sipas tij, janë pjekur kushtet për një përgjegjësi të kryetarit Ivanov, do të thotë për impicment. Me sjelljen e vendimit në bazë të nenit që nuk ekziston (11), Ivanovi ka bërë tërheqjen e pjesshme, dhe vazhdon prej gabimi në gabim, kështu që përgjegjësia e tij është e qartë, thekson ai.

“Nuk kishte bazë që kur bëri faljet për herë të parë, sepse Gjykata Kushtetuese nuk ka guxuar ta rikthejë në fuqi nenin që e kishte shfuqizuar parlamenti, sepse parlamenti sjell ligje. Gjykata Kushtetuese vetëm ligjet që hynë në fuqi mundet t’i shohë se a janë në pajtim me Kushtetutën, dhe jo ligjet që janë shfuqizuar. Neni 11 në të cilën është mbështet Ivanov ka qenë i shfuqizuar. Nuk i takon kushtetueses të vlerësoje gjëra që nuk ekzistojnë”, thotë Pollozhani.

Profesoresha Besa Arifi thotë se fakti që Ivanov bëri tërheqje të pjesërishme të faljeve të dhëna vërteton edhe një herë që sjellja e Ligjit për plotësim të ligjit për falje, me çka u mundësua që presidenti të mund t’i tërheqë faljet pa procedurë paraprake, ishte një hap i gabuar dhe juridikisht i pabazë.

“Instituti i faljes presidenciale nuk është një institut i revokueshëm dhe kjo jorastësisht është kështu. Prandaj, hapi që duhej të ndiqej ishte shpallja e faljeve për të pavlefshme dhe tërheqja e tyre si të tilla, për shkak të mosekzistimit të institutit të faljes pa procedurë paraprake e cila rregullohej me Nenin 11 të ligjit”, thotë Arifi.

Sipas Arifit, Ligjin për plotësim faktikisht u krijua një presedan i ri dhe shume i rrezikshëm që jo vetëm që nuk i jep fund drejtësisë selektive por edhe më keq, i jep mundësinë arbitrare presidentit që të sillet si të dojë pa asnjë kufizim të mirëfilltë dhe të bëjë ç’të dojë me faljet.

Ai mund kë të dojë të falë, kë të dojë të mos falë, kujt të dojë t’ia tërheqë faljen e kujt të dojë të mos ia tërheqë. E drejtë kjo të cilën ai e shfrytëzoi në praktikë. Kjo është një situatë juridikisht e papranueshme dhe aspak e përshtatshme për një shtet që dëshiron të quhet demokratik dhe bashkëkohor. Edhe po i tërhoqi në të ardhmen të gjitha faljet e mbetura, problemi është se ai përsëri mund të sjellë falje të reja dhe mbi të gjitha, tani gjithmonë mund të kërkohet një zgjidhje e tillë juridike ku tërheqja e faljes në mënyre arbitrare dhe selektive”, thotë Arifi.

Në listën e faljeve të tërhequra gjinden liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, ish ministrat Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Kirill Bozhinovski.

Në këtë listë gjinden edhe emrat e Kryetarit të Kuvendit Trajko Velanovski, ish Presidentit Branko Crvenkovski, liderit të PDSH-së Menduh Thaqi, ish Ministrit të Bujqësisë Lupço Dimovski, këshilltarit të Qeverisë, Martin Protugjer, anëtarit të KSHZH-së Bedredin Ibrahimi, si dhe funksionarë të pushtetit lokal Koce Trajanovski, Vlladimit Talevski dhe Vladimir Todoriviq, Drejtorit të burgut të Idrizovës Zhivko Pejkovski, funksionarë të lartë të MPB-së Toni Jakimovski, anëtari i komisionit komunal zgjedhor në Çair Ismet Guri, ish anëtarit të shërbimit për kundërzbulim Zoran Verushevski dhe Branko Palifrov, i akuzuar për rastin Puç.

Sipas Ivanovit, 33 personat tjerë mund të dërgojnë kërkesa personale për tërheqjen e vendimeve për falje.

Kristina Ozimec

Xhenis Sulimani

Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button