Aleanca për mbrojtje të lumenjve: Mos të keqpërdoret emri jonë!

Aleanca kundër devijimit të lumenjve Radika dhe Vjosa del me një deklaratë unanime në saj të personave që nuk përfaqësojnë frymën e  aleancës dhe kanë keqpërdorur emrin dhe çështjet për interesa të ngushta  të tyre. Kjo është një vijë e kuqe për të cilësuar kush e mbështet këtë frymë dhe kush e kundërshton, theksojnë anëtarë të kësaj fryme demokratike.

“Duke parë me shqetësim abuzimin e emrit të Aleancës nga disa individë që nuk përfaqësojnë këtë grupim, theksojmë edhe njëherë  se Aleanca Kundër devijimit të lumenjve është Bashkim  rajonal qytetarësh të ndjeshëm ndaj çështjes së devijimit të lumenjve Vjosa dhe Radika dhe ka si qëllim të bëjë presion veçanërisht ndaj qeverisë shqiptare që të kundërshtojë projektet e qeverive të Greqisë dhe Maqedonisë për devijimin e lumenjve Vjosa dhe Radika. Qëndrimet tona janë tërësisht qytetare, demokratike dhe ligjore. Ne përjashtojmë të gjitha format e reagimit agresiv, nacionalist dhe partiak. Dënojmë të gjitha qëndrimet e shprehura nga individë që nuk respektojnë frymën e Aleancës kundër devijimit të lumenjve dhe i konsiderojmë këto abuzime të rënda e natyrën thellësisht , qytetarët e saj dhe përpjekjet për të keqinformuar opinionin publik dhe për të realizuar interesat personale të ndryshme nga ato të shpallura në krye të herës”, thuhet në deklaratën e Aleancës kundër devijimit të lumenjve Vjosa dhe Radika.

Lajme të ngjashme

Back to top button