Memeti: Torturat ndaj të burgosurve po përsëriten, nuk po merren masa

Avokati i popullit ka ngre disa procedura në bazë të materialeve që i posedon, materiale dhe verbale, për torturën ndaj të burgosurve nga rasti “Lagja e Trimave-Kumanovë”. Megjithatë Prokuroria Publike nuk merr veprime ndaj dhunës në burgje. Mua më shqetëson fakti që veprimet po përsëriten dhe nuk merren masa. Kështu është shprehur Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, në lidhje me torturat e vazhdueshme ndaj të akuzuarve për rastin “Lagja e Trimave-Kumanovë”, raporton Portalb.

Memeti tha se materialet nuk mund të publikohen, sepse ato tani i ka Prokuroria Publike.

Sipas tij, gjendja në burgje është përkeqësuar. “U jam drejtuar edhe Gjykatave, sepse gjykatësit duhet ta monitorojnë vijimin e dënimit. Institucionet duhet të zgjohen nga gjumi. Ky sistem është tmerrësisht i përkeqësuar”, tha mes tjerash Memeti.

Kujtojmë se dje Artene Iseini Ademi, avokatja mbrojtëse e disave prej të akuzuarve për ngjarjet e 9-10 majit në Kumanovë tha se janë rrahur dy pjesëtar të a.q. Grupit të Kumanovës.

“Herën e fundit i kanë zhveshur tërësisht Genc Sefën dhe shtetasin gjerman Enver Klajn dhe më pas i ka rrahur. Ua kanë shkelur këmbët, i kanë goditur te brinjët dhe ua kanë goditur kokën për muri. I kanë nënçmuar, duke ua futur gishtat në gojë, me pretekst se po kërkojnë mos kanë ndonjë letër nën gjuhë”, thotë avokatja Iseni, duke sqaruar mënyrat se si po torturohen pjesëtarët e Grupit të Kumanovës”, ka deklaruar për gazetën Lajm, avokatja Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button