Brezë, po ndërtohet “Memoriali i Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit”

Në fshatin Brezë, në veri-perëndim të Shkupit, në lartësinë mbidetare 1500 metra, te vendi i quajtur “Livadhi i Madh”, po ndërtohet Memoriali i Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit, për 62 të rënë të atdheut për çlirim.

Memoriali i Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit do të ketë 2 kate, në katin e parë do të ekspozohen artefakte të së kaluarës nga treva e Brezës, ndërsa në katin e dytë do të ngrenë një konak për kuvendime dhe takime festash, dhe me dekorime tradicionale shqiptare.

Vendi ku po ngritet Memoriali te “Livadhi i Madh“, ka një histori të veten. Në këtë vend burrat kanë kuvenduar dhe kanë marrë vendime madhore, dhe janë bërë pajtime gjaqesh, dhe pajtime konfliktesh, jo vetëm të Brezës, por edhe të fshatrave përreth, dhe më gjerë. Tek „Livadh i madh“ ( në kohë paqe ) Breza organizon sportet e veta popullore; Vrapime kuajsh, hedhje guri, kërcim në hapa, hedhje shtizash, dy luftim, gjoks me gjoks, gjuajtje me armë, si dhe humor, dhe këngë dhe valle popullore të trevave të tyre.

Truallin për Qendrën Memoriale në Brezë, e fali Fejzi Haziri, ( i fisit të Murrizajve) i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button