Ndarja e banesave sociale në Prilep me çelës partiak?

Vazhdojnë reagimet e qytetarëve nga Prilepi, të cilët kanë aplikuar për banesa sociale dhe familjet e të cilëve ndjehen se u është bërë padrejtësi, pas publikimit të listës përfundimtare të shfrytëzuesve, njofton OJQ “Civil”.

Prilepasi Rubinço Ristevski (36) është një nga qytetarët, të cilët janë fshirë nga lista përfundimtare të shfrytëzuesve të banesave sociale në Prilep, në kategorinë – persona të paaftë. Si anëtar i partisë opozitare, dyshon se kjo është arsyeja e vetme pse emri i tij është i fshirë, pasi që me 45 pikë ka qenë i renditur në listën paraprake, gjatë përzgjedhjes publike elektronike të përdoruesve potencial përmes softuerit. Ai dyshon se ndarja e banesave është kryer me çelës partiak, për çka thotë se po zgjerohen thashethemet në çarshinë prilepase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button