Ivanov – Borisov: Kriza politike në Maqedoni mund të zgjidhet vetëm me dialog ndërmjet partive

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov në takimin e sotëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov e përsëriti pozitën e vendit të tij për mbështetje ndaj Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO. Gjatë takimit ata u dakorduan për përfundim të shpejtë të negociatave për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, kumtoi kabineti i kryeministrit Borisov.

“Jemi të bindur se e ardhmja e të gjitha shteteve në Ballkanin Perëndimor është në BE. E konfirmojmë gatishmërinë dhe dëshirën për ndihmë eksperte për Republikën e Maqedonisë për çështje të caktuara lidhur me përvojën tonë për t’u arritur përparim thelbësor në rrugën e vendit për anëtarësim në BE dhe në NATO”, theksoi Borisov.

Kryeminsitri bullgar, në takim, ceket në kumtesë, ka shprehur shqetësim për situatat në Maqedoni dhe ceki se epilogu i gjendjes mund të arrihet vetëm me dialog ndërmjet të gjitha partive politike dhe reformave thelbësore në interes të të gjithë qytetarëve dhe respektim të arritjeve

Ivanov dhe Borisov folën edhe për krizën e migrantëve, për Lindjen e Afërt dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti i Republoikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në Sofje do të marrë pjesë në Samitin ne shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, që po mbahet në kuadër të kryesimit bullgar dhe shënimit të njëzetvjetorit të nismës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button