Falsifikon dokumente që të merr pjesë në tenderin e Muzeut të VMRO-së

Policia e Shkupit ka paraqitur padi penale për dokumente të falsifikuara për 49 vjeçarin M.T nga Shkupi, drejtues i kompanisë së ndërtimit “Prototip”.

Personi në fjalë ka aplikuar në Ministrinë e kulturës me dokumente të falsifikuara për tenderin për punë ndërtimore në Muzeun e VMRO-së në Shkup.

Që të merr pjesë ne tender, shkupjani, sipas informacioneve të MPB-së ka paraqitur ofertë ku ndër dokumentet e tjera për pjesëmarrje në tender ka dorëzuar edhe Vërtetim për tatim të paguar dhe të ardhura ku nga Drejtoria për të Ardhura Publike thonë se nuk i kanë dhënë këtë dokument kompanisë “Prototip” dhe se kjo kompani ka qen borxhli në DAP.

Lajme të ngjashme

Back to top button