Maqedoni, llogaritë s’do të bllokohen pa paralajmërim!

Ndryshimet e fundit në Ligjin për përmbarim (LP), që pritet të hyjnë në fuqi nga 20 gushti i këtij viti, personave fizik s’i borxhlinj u ofrohen më shumë mundësi për zgjidhje të kontesteve rreth borxheve. Sipas kryetarit të Odës së përmbaruesve të Maqedonisë, Zoran Petreski, plotësimi i Ligjit është bërë me qëllim që t’u pamundësohet subjekte dhe personave të caktuar fizik t’i ikin pagesës së borxheve të prapambetura, njofton Gazeta Koha.

Fillimisht borxhlinjtë do të duhet të dorëzojnë të dhënat e tyre që kërkohen për shlyerjen e borxhit, apo të propozojnë mënyra se s’i është më lehtë që ta paguajnë borxhin. Kjo zgjidhje para së gjithash është bërë për shkak të reagimeve të qytetarëve se llogaritë bankare deri më tani u janë bllokuar pa paralajmërim.

Dispozitat e shumta që janë përfshi në ndryshimet e fundit të Ligjit për përmbarim parashohin lehtësime për personat fizik dhe kategoritë tjera të ndjeshme sociale. “Ata të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë borxhin, apo nuk e kanë ditur se ekziston kërkesë ndaj tyre për një borxh të caktuar, nuk do t’u bllokohen xhirollogaritë pa paralajmërim. Poashtu, me ndryshimet dhe plotësimet e fundit pritet që të ulen harxhimet e përmbarimit s’i dhe implementimi i pagesës jashtëgjyqësore, që pritet të jetë një instrument efikas dhe i lirë për pastrimin e borxhit”, thekson kryetarii i Odës së përmbaruesve të Maqedonisë, Zoran Petreski.

Risi tjetër e ndryshimeve në Ligjin për përmbarim është se përmbaruesit obligohen që t’i thërrasin borxhlinjtë që borxhin ta shlyejnë brenda tre ditëve. Në ndërkohë, ndryshimet e Ligjit për përmbarim parashohin që nga borxhliu të kërkohet ta deklarojë gjendjen e pronësisë, statusin e punës dhe lartësinë e rrogës apo të të hyrave tjera.

Krahas këtyre ndryshime, gjatë votimit të propozim ndryshimeve të LP-së,  u votua që në çdo 7 vjet të testohen edhe njohuritë e përmbaruesve. Sipas kryetarit Petreski, testimi i njohurive është koncept evropian dhe synon të sigurojë trajnim dhe përsosje të vazhdueshme profesionale përmbaruesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button