Spasovski: Gruevski dhe Ahmeti duhet të përgjigjen edhe për gjenocid (VIDEO)

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Prilepit dje dolën në protestën e organizuar nga “Revolucioni Laraman”, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, me të cilën i fali politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre që janë nën hetime, njofton Portalb.

Me këtë rast, përpara masës ka mbajtur fjalim sekretari gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili tha se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, duhet të përgjigjen edhe për gjenocid.

“Pa drejtësi nuk a jetë, në këto 10 vjet, jo vetëm që na e morën lirinë dhe demokracinë, por na e morën edhe ardhmërinë. Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti duhet të përgjigjen edhe për gjenocid. Institucionet janë të okupuara, për atë është koha që bashkë të luftojmë dhe të lirohemi nga familja, nga ata që 10 vjet vjedhin nga ky popull i përvuajtur”, tha Spasovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button