Ndërroi jetë piktori, Bedri Saraçini

Mbrëmë pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë pedagogu dhe piktori i mirënjohur, Bedri Saraçini. Ai ka vuajtur gjatë kohë prej sëmundjes së zemrës, njofton RTVM2.

Bedri Saraçini lindi në Mitrovicë në vitin 1943. Familja e tij u zhvendos në Shkup në 1945, ku ai mbaroi edhe shkollën fillore dhe të mesme.
Në vitin 1966 konkurroi dhe u pranua në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në Degën e Artit Figurativ. Por, në pamundësi ekonomike për të vazhduar studimet aq larg, u kthye dhe i vazhdoi ato në Shkup, në Akademinë Pedagogjike, në Degën e Artit Figurativ.
Më vonë, u diplomua edhe në Akademinë e Artit Figurativ në UT, në Degën e Pikturës. Ishte anëtar i Shoqatës së Arsimtarëve të Artit Figurative të Maqedonisë, anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Piktorëve në Tiranë, themelues i Shoqatës “Spektri” dhe anëtar i shoqatës “Draudakum”-Gostivar.
Me punën e tij të palodhshme dhe me veprat e tij të shumta u dëshmua si pedagog dhe piktor, i njohur për ekspozitat e tij personale me  teknika dhe stil me të cilin prezantohej në ekspozita.
Varrimi i të ndjerit u bë sot në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button