Shtajnmaer: I paqartë vazhdimi i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Nuk është fshehtësi se disa vende-anëtare të Bashkimit Evropian janë skeptike lidhur me vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të krizës së Ukrainës dhe është e paqartë nëse Unioni do të vendosë që sanksionet të ripërtërihen, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Valter Shtajnmaer.

“Sanksionet janë këtu për të siguruar zgjidhje politike. Nuk e di se çka do të vendosë Këshilli i Evropës për sanksionet kundër Rusisë”, tha Shtajnmaer.

Shefi i diplomacisë gjermane gjithashtu shfaqi shpresë se lirimi i javës së kaluar i pilotes ukrainase Nadja Savçenko nga burgu rus do të vendosë dinamikë të re në negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Sanksionet në fushën e energjetikës, financave dhe mbrojtjes, të cilat janë vendosur ndaj Rusisë për shkak të rolit të saj në trazirat në Ukrainë, skadojnë në korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button