Senatorët Mekejn dhe Marfi në mbështetje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO

Maqedonia fitoi mbështetje të fuqishme për aplikimin e saj për t’u pranuar në NATO nga dy senatorë amerikanë të shquar, anëtarë të Komisionit për punë të jashtme të Senatit. Senatori republikan, Xhon Mekejn dhe ai demokrat Kristofer Marfi vlerësuan se pas një serie samitesh të NATO-s në të cilat pati zgjerim, është vënë nën pikëpyetje  prestigji i këtij institucioni. 

“Për çështjen e Maqedonisë dhe të Greqisë, për shumicën prej nesh është thjeshtë e pakuptueshme, madje edhe pas brifimit dhe sqarimeve të shumta të miqve tanë grekë për atë se sa e rëndësishme është çështja e emrit për ta. Shpresoj se kjo çështje do të zgjidhet, por nuk mund ta kuptoj se si ka mundësi emri Maqedoni aq shumë t’i ofendojë miqtë tanë në Greqi. Ndoshta nuk jam mjaft i kthjellët”, deklaroi senatori nga Arizona Xhon Mekejn, i pyetur për mundësinë e SHBA-së për të ndihmuar në tejkalimin e kontestit për emrin gjatë samitit të sivjetmë të NATO-s. 

Senatori nga Konektikat, Kristofer Marfi, demokrat i cili kryeson me Nënkomitetin për Evropën i Komisionit për punë të jashtme, vlerësoi se pranimi i Maqedonisë në NATO është mënyrë e lehtë që përfundimisht të vijë deri te zgjerimi i BE-së. 

“Nuk është rastësi që një kolonë e gjatë shtetesh akoma presin që të hyjnë në NATO. Anëtarësimi në NATO akoma ofron shumë përfitime. E di sa ka brengosje se pritjet e mëdha për zgjerimin nuk do të plotësohen. Nëse shkojmë sipas listës së shteteve – kandidate, për secilin prej tyre ka shkaqe për të cilat ndoshta nuk do të jetë aty ku dëshiron të jetë, qoftë kontesti për emrin e Maqedonisë, ose qofshin çështjet kufitare të Gjerogjisë. Por, duhet të jemi të fokusuar drejt qëllimit, pasi që nëse kemi një sërë samitesh në të cilat nuk ka zgjerim, një gjë e tillë do të ndikojë në ftohjen e interesimit të kandidatëve për anëtarësim”, deklaroi Marfi. 

Kjo, shtoi, nuk është vetëm çështje e bashkimit nën një ombrellë të përbashkët mbrojtëse, por edhe sinjal se me pranimin në njërën nga organizatat më prestigjioze politike dhe ushtarake, këto vende janë të gatshme për shfaqje edhe në skenën e madhe ekonomike. 

“Maqedonia është rruga më e shpejtë që çon drejt samitit me zgjerim. Kjo është çështja e vetme e cila qëndron në rrugën për pranimin e Maqedonisë në NATO prandaj seriozisht i marrim këto vërejtje. Do të shqyrtojmë edhe në forume të tjera se si mund t’i shtyjmë të dyja palët që më shumë të bisedojnë për këtë çështje”, përmedni Marfi.

Lajme të ngjashme

Back to top button