Dënohen Zahir Bekiri – Çaushi dhe vëllai i tij

Gjykata i shpalli fajtor vëllezërit Zahir dhe Imer Bekiri për kryerjen e disa veprave penale për falsifikim të dokumenteve dhe u ka caktuar dënim me burg dhe para. Me dy vjet e gjysmë burg është dënuar Zahir Bekiri, ndërkaq vëllai i tij Imer Bekiri me 1 vjet e gjysmë. Për keqpërdorimin e të dhënave personale 123.000 denarë duhet të paguaj dënim Zahir Bekiri, ndërkaq vëllai i tij Imer Bekiri 61.500 denarë, njofton Portalb.

Gjatë deklarimit të aktgjykimit, gjykatësja, Gordana Spirevska, ka theksuar se të akuzuarit lirohen nga vepra tjetër penale për të cilën janë të akuzuar, gjegjësisht për “furnizim të armëve dhe mjeteve të caktuara për kryerjen e veprave penale nga neni 395 paragrafi 1 me nenin 22,, sepse argumentet e Prokurorisë nuk përmbajnë elemente për vepër penale.

Gjykata ka sjellë vendim për lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi, i cili do të hyjë në fuqi pasi të mbarojë afati për ankesë.

Vëllezërit Bekiri e kanë mohuar fajin dhe përgjegjësinë penale për të cilën janë të ngarkuar.

Përndryshe, gjyqi për “Fabrikën e aferave” nisi në prill të këtij viti, ndërsa si dëshmitar kryesor ishte gazetari Lubisha Arsiq, i cili i pari e bëri publik skandalin, pasi një burim anonim i kishte dhënë atij 105 letërnjoftime të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button