Edhe ato pak investime ne Komunën e Çairit po shkatërrohen nga moskujdesi

Kohë më parë Komuna e Çairit realizoi projektin për rregullimin e rrugës në mes të Teatrit Kombëtar Shqiptar dhe Bit Pazarit e cila për një kohë të shkurtër është shkatërruar nga makinat të cila kalojnë nëpër të.

Rruga pranë Teatrit
Rruga pranë Teatrit

Shitësit fajësojnë automjetet dhe kualitetin e dobët, pasi që thonë që po të ishte materiali më i fortë do të ishin më të qëndrueshme.

“Ne kemi dyqane këtu dhe çdo ditë jemi këtu, shohim se shi automjetet që kalojnë çdo dit jo vetëm që krijojnë kaos por gjithashtu dëmtojnë rëndë edhe pllakat të cilat tani shpejt janë vendosur”, tha Ridvan G., punonjës në Bit Pazar.

Rruga pranë Teatrit
Rruga pranë Teatrit

“Makina shkatërrojnë mirëpo edhe kualiteti është i dobët se sado që të kalojnë makina po të ishin pllakat kualitet të lartë, do të qëndronin më gjatë e jo të shkatërrohen pa i mbushur një vjet”, tha Osman I, qytetar.

Nga komuna e Çairit kohë më parë thanë që kjo rrugë sërish do të rregullohet pas rikonstruimit të Bit Pazarit, mirëpo ky projekt ende nuk është askund afër realizimit.

Rruga pranë Teatrit
Rruga pranë Teatrit

LEXO MË SHUMË:

Do të modernizohet Bit Pazari i Shkupit

Bit Pazari në gjendje të mjerueshme, projekti askund (FOTO)

Arkë e zbrazur për Bit Pazarin, projekti mbetet vetëm në letër?

Mexhiti prezantoi pamjen e re të Bit Pazarit (FOTO)

10 milion euro për modernizimin e Bit Pazarit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button