Kuvendi e votoi përbërjen e Komisionit për impiçment të Ivanovit

Me 52 vota “pro” dhe 33 “kundër” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e pasdites së seancës së 103­të e solli vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e bazës së Propozimit për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov për vendimin për abolim, të parashtruar nga ana e opozitës, transmeton MIA.

Komisioni numëron 11 anëtarë, kryetar do të jetë deputeti nga VMRO-­DPMNE-­ja Zoran Ilioski, nga grupi i deputetëve i të cilit do të ketë edhe pesë anëtarë, prej nga dy nga BDI­ja dhe nga LSDM­ja dhe një nga PDSH­-ja. Gjatë debatit, Antonio Milloshovski nga VMRO-­DPMNE-­ja theksoi se është e rëndësishme të formohet ky Komision edhe më tej të debatohet në bazë të argumenteve.

“Edhe raporti i këtij komisioni të jetë në bazë të argumenteve të marra. Komisioni të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe rregullat ligjore pozitive që të mund ta realizojë detyrën dhe raportin e tij që do ta përgatisë që të mos jetë i politizuar”, tha Milloshovski. Sipas LSDM­së, numri i anëtarëve dhe propozimi që Zoran Ilioski nga VMRO­DPMNE­ja për kryetar të Komisionit nuk është i duhur.

LSDM-­ja mendon se në Komision duhet të marrin tre anëtarë.

“Ju keni frikë se do ta humbni shumicën në këtë komision i cili duhet të sjellë konkludime të caktuara me qëllim të mos nxirret në pah partneri juaj i koalicionit BDI­-ja, i cili publikisht tha se do t’i mbështesë propozimet tona për përgjegjësi të Ivanovit”, tha Vasko Kovaçevski nga LSDM­ja. Vazhdimi i seancës së 103­-të të Kuvendit është paralajmëruar për nesër në orën 12:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button