Maqedoni, vitin e kaluar u zvogëlua numri i autorëve të veprave penale

Numri i autorëve të mitur dhe të moshës madhore të denoncuar, të akuzuar dhe të dënuar është zvogëluar në vitin 2015, krahasuar me vitin paraprak, informon sot Enti Shtetëror për Statistika.

Në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014, numri i personave madhor të denoncuar ­ autorë të njohur të veprave penale është zvogëluar për 4,4 përqind.

Numri i personave madhor të dënuar është zvogëluar për 11,7 përqind, ndërsa i personave të akuzuar për 12,8 përqind. Numri i fëmijëve të akuzuar, në ndeshje me ligjin ­ autorë të veprave penale në vitin 2015 në krahasim me vitin paraprak është zvogëluar për 20,6 përqind.

Vitin e kaluar në krahasim me vitin 2014, numri i fëmijëve të dënuar në ndeshje me ligjin ­ autorë të veprave penale është zvogëluar për 24.5 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button