Aksidentohet kryetari i LD-së, Pavle Trajanov

Të shtunën ora 16:50 ka ndodhur një aksident, kur një automjet ka kaluar tërë konvojin dhe ka goditur drejtpërdrejt një automjet që udhëtonte në korsinë e tij, në autostradën Shkup-Gjevgjeli, në afërsi të urës mbi lumin ‘Vodisirska’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i LD-së Pavle Trajanov, ka drejtuar veturën “Skoda”, i cili ishte duke udhëtuar në anën e djathtë të rrugës Shkup-Gjevgjeli. Në të njëjtën kohë dhe në anën e kundërt ka pasur kolonë të makinave dhe kamionëve, ndërsa shoferi me ‘Fiat Punto’ është përpjekur të arrijë në linjë, kaloi në anën e majtë të rrugës dhe direkt ka goditur veturën “Skoda”. Sipas gjurmëve të frenimit, “Punto” ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.

Trajanov edhe pse ishte përpjekur t’i ikë veturës, ai nuk ka mundur t’i shmanget përplasjes. Ai nuk është lënduar por katër bashkëudhëtarët e dy automjeteve kanë pasur dëmtime ku edhe janë transferuar në klinika, dhe më pas të gjithë janë liruar nga spitali.

Pavle-Trajanov-aksidentohet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button