Maqedoni, shtrenjtohet benzina dhe dizeli

Çmimi me pakicë i benzinave prej sonte në mesnatë rritet për dy, ndërsa i dizelit për tre denarë, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë.

Sipas vendimt të marrë sot, çmimi i ri i Eurosuper BS-­95 arrin 64 denarë për litër, i Eurosuper BS-­98 do të jetë 66 denarë, Eurodizel do të shitet 50 denarë për litër, ndërsa nafta ekstra e lehtë për amvisëri për 38.50 denarë.

Rritet edhe çmimi i mazutit dhe do të jetë 20.88 denarë për kilogram. Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit është më i lartë për 8.82 për qind.

Kursi i denarit në krahasim me dollarin është më i lartë për 1.74 për qind, ndërsa çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror tek benzinat shënojnë rritje mesatarisht për 8.21 për qind ose 38.8 për ton. Rritja tek dizeli është për 12.23 për qind, gjegjësisht 46.55 dollarë për ton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button