“Shqiptoje”, koncert protestues artistik në Kumanovë

Nën organizimin e shoqatës kulturore-artistike ‘’Mrika’’ edhe anëtarët e Ansamblit Frymor ‘’Corona’’ në Maqedoni, sot në Kumanovë po mbahet koncert protestues artistik, me moton ‘’Shqiptoje’’ dhe ‘’Pse CoЉ dhe Љa”, kur duhet “Sol dhe La”, njofton Portalb.

Ky organizim artistik vjen si revoltë drejtë mospërfilljes së iniciativës që është bërë tash një vit më parë nga ana e pushtetit lokal në lidhje me hapjen e paraleles së parë të shkollës së ulët të muzikës në gjuhën shqipe, në shkollën ‘’Pançe Peshev’’ – Kumanovë.

Me këtë koncert protestues, organizatorët duan të shprehin se vetëm kultura, mendesia, tingujt dhe prezenca e qytetarëve janë molotovi, gazi, gurët dhe brohoritma kundrejt të dashakeqëve!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button