Bie në lum një automjet në Prilep, humb jetën një grua

Një grua e humbi jetën, ndërsa një burrë është lënduar rëndë në një aksident, i cili ka ndodhur mbrëmë, në orën një pas mesnate në Prilep.

Automjeti “opel astra”, për shkaqe të panjohura deri më tani ka goditur rrethojën e urës së vogël të Lumit të qytetit, në Tregun e bagëtive në Prilep dhe është rrëzuar në lum. Në vendin e ngjarjes jetën e ka humbur 35-vjeçarja, Juliana Ujgunoska nga fshati Borotinë, ndërsa bashkëshorti i saj, 43-vjeçari Rubinço është transferuar në spitalin e qytetit në Prilep, informojnë nga Prokuroria themelore publike në Prilep e cila me policinë ka bërë ekspertizë në vendin e fatkeqësisë.

Është urdhëruar edhe obduksion mbi trupin e gruas së vdekur që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button