OEMVP: Rroga minimale të jetë 20.000 denarë!

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimorë (OEMVP), është kundër idesë së kryeministrit Gruevski për rrogën minimale.

Arben Halili, kryetar i OEMVP-së, madje thotë se janë të mendimit se për të përmbush nevojat e qytetarëve, rroga minimale duhet të jetë 20 mijë denarë, e jo 10 mijë sa ka propozuar kryeministri.

‘Propozimi i ynë është që rroga minimale të jetë 20 mijë denarë dhe rrogë e përshkallëzuar ashtu siç propozozohet nga ana e Nikolla Gruevskit. Nëse krahasohet propozimi i Qeverisë me atë të Odës, i bie që për rreth 50% është më i ulët nga ajo që ne e kemi propozuar. Ajo që është pozitive nga ana jonë është se për herë të parë sektori i biznesit kërkon një rritje të rrogës minimale, duke dëshmuar kështu që është në funksion të përmirësimit të gjendjes ekonomike dhe është në funksion të përmirësimit të statusit të punëtorëve’ tha Halili.

OEMVP, nga Qeveria kërkon gjithashtu të ketë përmirësim të imazhit të punësimeve dhe të mos e promovjë administratën publike si vendin më atraktiv për gjeneratat e reja.

‘Ne si Odë angazhohemi që të ketë një mirqenie ekonomike edhe për qytetarët dhe nga ana tjetër jemi kundër asaj që edhe më tej Administrata Shtetërore të shërbejë si vend më atraktiv për punësimin e gjeneratave të reja, dhe propozimi tjetër i yni ishte edhe në funskion të kësaj pra që të ketë një përmirësim të imazhit të punësimit në sektorin e biznesit dhe njëkohësisht të shërbejë si motivues për gjeneratat e reja’ u shpreh ai.

Ndryshe, ditë më parë, kryeministri Nikolla Gruevski, propozoi ndryshime të reja dhe rritje të rrogës minimale nga 8050 denarë, në 1050 denarë.

Rritja e rrogës parashihet të realizohet me dinami të përshkallëzuar, respektivisht gjatë tre viteve të ardhshme, ndërsa me këtë rrogat do tu rriten 65 mijë të punësuarve në Administratën Publike ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button