Sllupçani legjendar harrohet nga ‘trimat e luftës’

Jetoj por nuk di pse jetoj, plas por nuk di pse plas, ndaj dhe vdes me shpresë se fshati im dikur do të shndërrohet në një qendër durimi, qendër e pushkës dhe trimërisë .Të flas dhe të shkruaj në qetësi për fshatin tim më duhen ditë, muaj, jetë por unë gjej vehten timë në këtë tekst, sepse dua të shpërthej me ndjenja dhe me kurajo se legjenda e këtij vendi do të quhet “Parajsa e lirisë”. Fshati im,vendlindja ime, ka mbi 5 mij banorë, 800 shtëpi,dy xhami, të prishura këto gjatë perudhës së luftës ku më pas banorët e këtij vendi të bekuar me djersë e me mund i rindërtuan, që të kërkojnë mëshirë nga Zoti, të falen dhe të luten për fëmijët e tyre jetimë, të falen për ata që mbetën dëshmorë të kombit, të falin mëkatet e sllavit, të cilët me hordhitë granatuan çdo shtëpi, plagosën, shkatëruan dhe vranë.Ky fshat ka katër lagje, ka dëshmorë, ka fëmijë jetimë, ka një shkollë fillore, ka male dhe fusha, ka natyrë të pasur me blegërima të qingjave, ka bagëti dhe plot pezëm.

Para luftës ka pasur edhe një Ent të kobinuar për fëmijë,ndërsa tani nuk eksiton më u bë gërmadhë e luftës, dhe mbeti vetëm në histori të kohës. Ky është i gjithë “mozaiku” i këtij fshati.Vendi legjendar dhe vendlindja ime nuk është asgjë tjetër vetëm se një vend i lënë pas dore nga Qeveria, dhe partia aktulae shqiptare në vend.Periudha e luftës morri me vehte shumë histori, la dhembje dhe asgjë tjetër pos shpresa te kemi te Perëndia. Jo më kot Fridrih Niçe thotë se shpirti shndërrohet në deve,kurse devja në luan, dhe në fund luani në fëmijë.

Vullneti i mirë këtij vendi solli në mbivalecën e njeriut, i bëri ata të devotshëm se këta banorë duhet të arrijnë vetë, nga ndihma e askujt, dhe kështu pas luftës jetuan dhe jetojnë me një qetësi nga jashtë dhe breshëri nga brenda, por shpirti ndonjëherë edhe shpërthen sepse të kesh karakter dhe dinjitet nuk është e lehtë të shohësh “maska “që gjoja thonë se ne jemi ata që ju duam, ndërsa në anën tjetër ta fusin thikën në shpinë. Sllupçanasit pa hamendje pranuan ti dalin zot çështjes kombëtare , krijimin e një strukture ushtarake për t’i fituar të drejtat e nevojshme që ju takonin në këtë shtet .Dhe ata e bënë,pra e bëmë bashkë, të gjithë ,ata që mbetën gjallë falë jetës, dhe ata që ranë dëshmorë të luftës.Granatat nuk kishin fund, plumbat shkonin nëpër gra, pleq dhe fëmijë dhe ne i rezistuam luftës .Ish ushtarët e UÇK-së me ngulm fshiheshin nëpër skuta dhe gjithë guxim dhe trimëri thonin se do të fitojmë dhe do të arrijmë në liri, në demokracinë vendit, sepse e drejta e shqiptarit fitohet me gjak, me luftë dhe me durim që të arrijnë deri te fitorja e sigurtë dhe lapidari i qëndresës.

Më ironike është fakti se vetëm pas marveshjes pasi u kry lufta shkeli këmba e Ali Ahmetit në këtë vend,me plagë të rënda dhe me mallkim nga ana e sllavit .Ky lider erdhi në fshatin Sllupçan dhe kjo ishte vetëm sa për sy e faqe që të tregon para botës se ja unë isha në këtë fshat dhe u dhashë kurajo këtyre banorëve të mjerë se janë ata që do i mbrojnë, janë ata që do i riparojnë shtëpitë e tyre, janë ata që do u sjellin një kafshatë buke në atë kohë të zymtë, por më vonë haruan se sllupçanasit i vrau koha,mbetën me premtime dhe asgjë më shumë.Tanimë ky lider vjen në vendlindjen time, gjatë fushatave parazgjedhore ose më 2 Maj –Dita e dëshmorëve të kombit.Të tronditur nga lufta e madhe që u zhvillua në Maqëdonia, atëherë intervenoi bota dhe Europa , normal në favor të popullit shqiptar.Edhe pse lufta ka mbaruar, edhepse nuk ka më plumba, nuk ka më zhurmë dhe vaje fëmijësh, përsëri kujtimet e errëta nuk shuhen kurrë. Fshati im, Sllupçani ,ka mbetur në haresë të kohës,ligji për ish dëshmorët e UÇK-së ende përmbytet nga dallgët që i lëshon në pakufi Nikolla Gruevski, ata që ranë dëshmorë i mbyllën sytë,por hija e tyre nuk zhduket kurrë, ata nuk e kanë dheun e lehtë në parajsë, u mungon diçka, ndërsa këta që janë të gjallë , fëmijët, familjet, gratë, populli presin ditë më të mira.Qëndresa e tyre është e pashmangshme por jeta vazhdon dhe gjaku nxehet në pakufi.”A do e kujton dikush këtë fshat të mjerë, këtë vend të bekuar me gjallëri shqiptare, kala e sakrificës dhe jetës së këtyre të pafajshme.

Ndonjëherë edhe njeriu duhet të shndërrohet në mbinjeri që të krijon një përkufizim të vetin se ne duam dhe dimë, por askush nuk na përkrah. Koha do e tregojë të vërtetën, djalli po sillet rreth e rrotull Maqedonisë, të gjithë janë të raskapitur nga mposhtja sllave që po na bëjnë dhe secili hyn në vrimën e kërmillit për t’u strukur diku , sepse trimëria shkoi dhe u varros së bashku me dëshmorët e ish –UÇK-së dhe dëshmorëve të tjerë që ranë në luftën për lirinë e kombit.Unë shkruaj me gjak dhe gjaku simbolizon shpirtin tim, dua dhe ndjej mall për ata që ikën dhe për këta që janë.Shpresojmë për një ardhmëri të sigurtë.Ne, fshati Sllupçan, nuk kërkojmë lëmoshë, as edhe para, as edhe financa por kërkojmë respekt dhe ideal. Mbetemi në një qëndrim të thellë se jeta ëshë e gjatë dhe ne do shohim shumë ndryshime,shume dilema,por pak ringjallje të këtij vendi të humbur në haresë.Jemi vigjilentë dhe kurë nuk e humbin durimin.Drejtësia do të del në pah

(Autori jeton dhe vepron në Zvicër-Kryeredaktor në Radio Mitrovica)

Lajme të ngjashme

Back to top button