Ibrahim Rugovën siç nuk e keni parë kurrë më parë (Foto)

Idhulli i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke qëndruar në një sofër tipike tradicionale shqiptare – jo në Kosovë, por në Gjermani.

Qytetarët e Kosovës vazhdimisht janë mësuar ta shohin Presidentin Historik të ngrysur e te brengosur. Vazhdimisht duke u kujdesur për mënyrën se si rri dhe se cka thotë.

Por Express ka siguruar një foto të fund viteve të 80’ta ose fillim viteve të 90’ta, ku Rugova dukshëm i relaksuar është ulur për rreth sofrës duke thithtë cigare e duke pirë verë.

Në shoqëri me të është Hafiz Gagica, i cili ka qenë përfaqësues i LDK’së për Perëndim. Gagica ka në dorë fjalën me të hershme të komunikimit mobil.

Një telefon sa te dihet, por nuk dihet se me kënd ka qenë duke biseduar, apo ndoshta e ka mbajtur afër veshit vetëm për hirë të një fotografimi./ Express

Lajme të ngjashme

Back to top button