Shpërthen vullkani Etna (VIDEO)

Vullkani në malin Etna ka shpërthyer gjatë fundjavës, duke krijuar një të re të madhe tymi nga dalja e llavës në sipërfaqe.

Etna është vullkani më i lartë dhe më aktiv i Evropës, i cili ka nisur aktivitetin të shtunën në darkë dhe ka shpërthyer të dielën. Shpërthimi ka mbyllur përkohësisht aeroportin lokal.

Ky është shpërthimi i parë për vitin 2014, pasi viti që lamë pas ka qenë një vit aktive, si rezultat i formimit të një krateri të ri në anën juglindore të vullkanit. 

Në disa fshatra të banuara anës shpatit të malit nuk ka pasur evakuime, pasi shpërthimi nuk duket i rrezikshëm./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button