Erdogan: Dënoj mbështetjen që SHBA-ja i jep PYD-së dhe YPG-së

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes së terminalit të ri të aeroportit në qytetin Diyarbakır. Ai ka vënë në dukje se aeroporti i cili ka një kapacitet prej 5 milionë udhëtarë në vit do të ofrojë kontribut serioz për rigjallërimin e turizmit, ekonomisë, tregtisë dhe të jetës sociale në këtë qytet, raporton Anadolu Agency (AA).

“A nuk i kanë djegur dhe shembur këto xhamitë tona? Këto janë ateistë, nga këto nuk vjen asnjë gjë. Këto nuk kanë vepruar dhe nuk veprojnë me vlerat tona”, është shprehur Erdoğan gjatë fjalës së tij, duke iu referuar sulmeve në muajt e fundit.

– “Dënoj mbështetjen që SHBA-ja i jep PYD-së dhe YPG-së”-

Presidenti Erdoğan, ka theksuar se për këtë mbështetje dënon SHBA-në si një njeri që beson se politika duhet të bëhet e drejtë. “Nga qyteti i Diyarbakırit i bëj thirrje dhe dënoj mbështetjen që Amerika i jep PYD-së dhe YPG-së. Unë jam një person që besoj se politika do të bëhet e drejtë. Prandaj për këtë arsye ata që janë miq të tanë, ato që janë bashkë me ne në NATO të mos ngrihen të dërgojnë, nuk mund të dërgojnë ushtarët e tyre në Siri me shenja të YPG-së.”

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen brenda organizatës terroriste që t’i kushtojnë vëmendje zërit të nënave dhe baballarëve tuaj. Largohuni nga prehri i organizatës terroriste. Ky shtet është i drejtë. Dhe ta dini që qasja e drejtë e këtij shteti, nuk mund të krahasohet kurrë me atë organizatë terroriste vrasëse”, ka shtuar ndër të tjera Erdoğan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button