Vankovska: Do të kandidohem për president të Maqedonisë

E di që është vështirë të mblidhen 10 mijë nënshkrime nga qytetarët për ta shpallur kandidaturën e pavarur presidenciale, se bëhen pengesa  por kjo nuk do t’më dekurajojë për të kandiduar në këto zgjedhje presidenciale. Kështu ka shkruar profesoresha Biljana Vankovska në postin e saj në Facebook. 

“Pas këtyre like-ave në Facebook, kandidatura ime është 90% e sigurtë. Doli në pah se shumica do të ndjehen të zhgënjyer nëse unë tani tërhiqem. Programin vet do ta shkruaj ndërsa kam dhe shumë kolegë dhe shokë që do t’më ndihmojnë sepse pas mua nuk qëndron asnjë parti. Nëse do i marr 10 mijë nënshkrime, kjo për mua do të ishte goxha sukses ” shprehet më tej Vankovska, e cila përpos profilit në Facebook, tani është prezente edhe në Twitter.

Vankovska është profesoreshë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”. Ajo njihet si kritikuese e shpeshtë e çdo situate e cila është aktuale në Maqedoni.

Ajo gjithashtu njihet për qëndrimin e saj se Maqedonia assesi nuk duhet ta ndryshojë emrin kushtetues për çmim të euro-integrimeve.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button