Thaçi – Meta, shkëmbyen mendime mbi problematikën e lumit Radikë

Zhvillimeve në Maqedoni e rajon, me fokus të veçantë në rolin e faktorit shqiptar në  këto zhvillime, ishin temë e takimit ne mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Kryetari Meta vuri në dukje rëndësinë e rolit konstruktiv që luan faktori shqiptar në Maqedoni, duke theksuar se ai është jo vetëm në urë bashkëpunimi mes dy vendeve, por edhe një faktor me peshë kryesore për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Në këtë kuadër, Meta shprehu vlerësimin për kontributin e PDSH në avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Kryetari i PDSH Thaçi pasi e njohu kryetarin e Kuvendit Meta mbi zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Maqedoni, shprehu vlerësimin e tij për vëmendjen e vazhdueshme të Kuvendit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe ndaj forcimit të marrëdhënieve dypalëshe. Meta dhe Thaci shkëmbyen mendime gjithashtu mbi problematikën e fundit të Lumit Radikë, ku Meta theksoi se shqetësimet e qytetarëve dhe të grupimeve të shoqërisë civile duhen dëgjuar, në mënyrë që çdo plan apo projekt në rajonin tonë në të ardhmen të ndërmerret përmes gjithë përfshirjes dhe në interes të ndërsjellë të të dy vendeve fqinje dhe mbi të gjitha në të mirë të komuniteteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button